VLORË- Policia e Vlorës ka asgjësuar 143 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në dy fshatra pranë bregdetit të Adriatikut. Sipas të dhënave zyrtare gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Novoselës, shërbimet e policisë kanë konstatuar 95 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në vendin e quajtur “Vërri e Poros”, fshati Poro (pronë publike).

Po kështu gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mërtiraj, pranë vendit të quajtur “Përroi i Kaminave”, u gjet një parcelë me 48 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se kanë mbirë vetë përgjatë shtratit të përroit.

Policia bëri asgjësimin e tyre me shkulje dhe djegie. Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: