Gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Izrael, ndodhi një situatë jo e këndshme. Zonja e Parë e Amerikës është fiksuar nga kamerat duke refuzuar t’i kapë dorën presidentit amerikan për ta shoqëruar.

Çifti po zbriste nga aeroplani presidencial Air Force One, ndërsa shihet Melania teksa godet Trumpin në dorë duke refuzuar t’i japë dorën. Por refuzimi i saj duket se e ka një arsye. Sipas Huffington Post, Presidenti Trump e ka zakon ta mbajë gjatë dorën, ndërsa kjo është vënë re edhe gjatë takimit me disa liderë botërorë.

Gjate takimit me kryeministrin japonez, Trump ia kapi dorën dhe nuk ia lëshonte për gati 20 sekonda duke e vënë në siklet atë. Mesa duket Melania e paska një arsye që e ka refuzuar bashkëshortin e saj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: