Juxhin Dauti, 27 vjeç mbeti i vrarë dje në një atentat në autostradën Durrës-Tiranë pranë mbikalimit të Sukthit. Ai ishte në timon kur mbi makinën që drejtonte u zbrazën mbi 30 plumba, 20 nga këto mbi Juxhinin duke e lënë të vdekur në vend dhe pjesa tjetër mbi ish-shefin e krimit Ekonomik Ervin Dalipaj.

Megjithëse ishte i njohur për policinë, imazhi i 27-vjeçarit ishte i pazbulueshëm, pasi nuk figuronte me emrin e tij as në rrjetet sociale. Por gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” foton e të riut, i cili sot do të përcillet nga familja në banesën e fundit.

Emri i Dautit nuk ishte i panjohur për policinë. Në 2012-ën, Juxhin Dauti u akuzua për vrasjen e Fatjon Banit, ish-kampion i bilardos në Vlorë, ngjarje për të cilën u shpall i pafajshëm nga tre shkallë të gjyqësori.

31-vjeçari Fatjon Bani u ekzekutua me tre plumba në trup, mbrëmjen e 17 marsit 2012 në Vlorë teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Pavarësia” dhe konkretisht në afërsi të godinës së repartit të zjarrfikësve. Për ngjarjen u dyshua si autor, shoku i tij, Juxhin Dauti, i cili asokohe ishte 22 vjeç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb