Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila njihet në tregun muzikor botëror, Dua Lipa është parë në rrugët e Madridit në krah të modelit spanjoll Davo. Dyshja mendohet së janë më shumë se miq për shkak të tatuazhit të njëjtë që kanë në krah.

“Angel” është tatuazhi që kanë edhe Dua edhe Davo në krahët e tyre dhe afërsia e tyre sipas të gjitha gjasave është më e madhe se sa miqësore.

Dua Lipa së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj Chris Isaac, teksa u përfol për një romancë me një nga anëtarët e One Direction. Bukuroshja sapo përfundoi serinë e koncerteve në Amerikë në kuadër të turneut të saj botëror.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: