GREQI- Detaje të reja dalin në dritë mbi arrestimin e një biznesmeni grek dhe një biznesmeni shqiptar pak ditë më parë në Trikalla të Greqisë, pasi u kapën me rreth 20 kilogram kokainë. Biznesmeni grek Athanasios Karatzounis tha se 8 muaj më parë u njoh me biznesmenin shqiptar i identifikuar si Arian Senaj, i cili merrej me tregimin e gazit natyror, teksa dy muaj më parë biseduan për drogën, shkruan gazeta greke “Protothema”.

Shqiptari Arian Senaj jetonte në Greqi në një vilë në zonën e quajtur Kavuri. Deri tani policia greke ka arrestuar 5 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë, mes të cilëve biznesmeni Arian Senaj dhe i pesti është biznesmeni grek Karatzounis.

Emri i biznesmenit shqiptar është treguar nga biznesmeni grek teksa është marrë në pyetje, ndërsa ka zbuluar dhe identitetin e njërit prej shqiptarëve të tjerë të arrestuar, Sami.H. Biznesmeni grek Athanasios Karatzounis ka qenë edhe ish- president i klubit të Larisës dhe aktualisht drejtonte një fabrikë domatesh në Greqi.

Shqiptari Arian Senaj konsiderohej si “truri” i organizatës së kokainës në Ballkan, i cili kishte krijuar lidhje me organizatën e drogës “Kali” në Kolumbi, e cila kishte dërguar kokainën e sekuestruar të paketuar me logon e “PlayBoy”.

Nga aktiviteti i trafikut të kokainës, kjo organizatë kriminale ka qarkulluar të paktën 800 mijë Euro, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë edhe DEA amerikane.
Screenshot011
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: