ITALI– Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu zbulua një laborator i përpunimit dhe përgatitjes së drogës.

‘Ravennanotizie’ shkruan se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet X. L., 22 vjeç si dhe B. R., 29 vjeç.

Gjatë aksionit në Savio, policia u gjeti shqiptarëve një laborator të vogël të përpunimi të drogës, si dhe 50 gr kokainë e pastër, e prerë. Kjo e fundit ishte bërë gati për t’u përzier dhe më pas që të shitej në doza të veçanta. Po ashtu, të rinjve shqiptarë u janë gjetur edhe 1500 euro.

Tashmë dy shqiptarët ndodhen në ambientet e paraburgimit në Ravena, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: