Që huliganët dhunues në parlamentin e Maqedonisë kishin përkrahjen e VMRO-së kjo tezë tashmë është zbuluar dhe anëtarët e partisë së Gruevskit nuk mund ta fshehin atë.

Fotot dhe videot e publikuara nga mediat e Maqedonisë japin fakte për këtë gjë. Në një video të publikuar nga ministri i Bujqësisë Ljupco Dimovski shihet qartë situata në sallën plenare.

Në mesin e deputetëve të VMRO-së të cilët akoma nuk kishin lënë sallën futen huliganët dhe fillojnë të përshëndeten me deputetët e VMRO-së, e një nga ato që i pret mjaft ngrohtë është edhe ministrja aktuale e kulturës dhe deputete njëkohësisht Elizabeta Kançeska Milevska, shkruan Zhurnal.mk.

Kujtojmë se deputetë të LSDM-së dhe shqiptarë duke përfshirë Zoran Zaev u dhunuan dhe u përgjakën nga huliganët që hynë në parlament pasi Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb