GJIROKASTËR-Asgjësohen 1500 bimë Cannabis Sattiva të kultivuara në kubik, ndërsa në pranga ranë 3 persona. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se droga u zbulua në vendin e quajtur “Mavrambël”, në fshatin Labovë e Vogël, në një ambient mes pemëve.

Mësohet se Bimët narkotike u asgjësuan në vend. Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestuan në flagrancë shtetasit:

20394603_323541598071683_458617181_o

Dhimitër (Romeo) Krisafi, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër. (Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”).
Erjon (Niko) Krisafi, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër. (Për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”).
Andrea Xhavara, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.( pronari i tokës) (Për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.)
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.
20399484_323541574738352_809520912_o
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb