TIRANE- Pak para se të ulej në një tryezë dialogu me aleatin e tij në qeveri, njëherësh kryeministrin Edi Rama, burime zyrtare nga Kuvendi bëjnë me dije për BalkanWeb se kryeparlamentari Ilir Meta ka takuar aleatin tjetër në qeveri, kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.

Sipas burimeve, mësohet që situata politike dhe mundësia si t’i jepet zgjidhje kësaj situate kanë qenë temat e diskutimit mes tyre.

Këtë takim e ka komentuar vetë kryeparlamentari Ilir Meta, para se bisedonte me Ramën. Sipas tij, ishte një takim normal me një aleat, të cilin nuk kishte arsye të mos e takonte.

Ndërsa i pyetur nëse do të kakohej edhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha, Meta u përgjigj: “Po, me kënaqësinë më të madhe”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb