LONDER- Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e burrit, frigoriferi i të cilit dyshohet të ketë qenë shkaku i zjarrit që përfshiu Kullën Grenfell në londër, ku humbën jetën 80 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Policia në Londër thotë se zjarri ra për shkak të një defekti në një frigorifer në një nga apartamentet e godinës.

Ishte Behailu Kebede, një shofer taksie nga Etiopia, i cili telefonoi në numrin e emergjencës, pasi apartamenti i tij në kat të katërt u përfshi nga flakët, orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Duke folur për “DailyMail”, një fqinje e Kebede tha se kishte qenë pikërisht ky i fundit personi që kishte ngritur alarmin.

“Ai trokiti në derë dhe tha se kishte rënë zjarr në apartamentin e tij. Ishte ora ekzaktësisht 12:50 e natës. Isha në gjumë dhe u zgjova. Zjarri ishte i vogël dhe kishte rënë në kuzhinë.”

Autoritetet thonë se është ende herët për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, por fqinjët besojnë se ai u shkaktua nga një frigorifer me defekt që ndodhej në katin e katërt të ndërtesës.

Kaosi dhe konfuzioni pushtoi ndërtesën pas zjarrit që nisi në banesën e Kebede dhe shumë shpejt përfshiu të gjithë kullën 24 katëshe në vetëm 15 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: