Eduard Selami, themelues dhe ish-kryetar i PD-së ka shpallur kandidaturën përballë Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve.

Por gara mes tyre brenda PD-së pritet të bëhet interesante kur në dritë ka dalë sot një shkrim i hershëm i Selamit ku lavdërohet diktatori komunist, Enver Hoxha.

Artikulli që shkruar nga Selami para vitit ’90 është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe është publikuar nga shkrimtari, Agron Tufa. ”Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha, kontribut i rëndësishëm në pasurimin e estetikës sonë”, titullohet pjesa e librit që duket në foto dhe që sipër mban emrin e Eduard Selamit. Në rrjetet sociale pretendohet se Selami të ketë shkruar pozitivisht për Enver Hoxhën për të patur mundësinë të ishte ”Kandidat Shkencash”.
19598587_1466082190151953_8855956998378475535_n
“Mendimi estetik i shokut Enver Hoxha është një kontribut me vlera të shumanshme dhe zhvillim i mëtejshëm krijues i estetikës marksiste-leniniste.
Zgjidhja e problemeve të reja e të larmishme që ka shtruar procesi i zhvillimit të artit të realizmit socialist, duke u mbështetur në parimet, metodologjinë e ligjësitë e estetikës sonë qëndrojnë në themel të këtij karakteri krijues”, – shkruan ndër të tjera Selami, referuar artikullit të shpërndarë si foto në rrjetet sociale.

Gara për kreun e PD-së do zhvillohet në 22 korrik dhe derimë tani, Selami është rivali i vetëm zyrtar përballë Lulzim Bashës, i cili ka vendosur të ngrijë të gjitha funksionet e tij si kryetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb