DURRES- Një 38-vjeçare ka rënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale ‘Mashtrim’, ndërsa thuhet se ka përvetësuar një shumë prej 900 mijë eurosh. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet O.D. banuese në Tiranë. Gjykata vendosi sekuestro preventive për 5 pasuri me vlerë 300 mijë euro.

DOSJA E PROKURORISE
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 shkurt 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases O.D. banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.

Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon  të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H. që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë. Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980,  me banim në Tiranë. Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar  të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për  pesë pasuri të autorit dhe familjareve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb