TIRANË- Ndërsa Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet duke siguruar madje edhe e vetme formimin e qeverisë dhe shumicën parlamentare, kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar ende publikisht, përveç se ndonjë statusi në rrjetet sociale.

Por sigurisht që kjo fitore e ka entuziazmuar kreun e PS-së i cili iu ka dërguar një mesazh kandidatëve për deputetë të kësaj force.

“BalkanWeb” zbardh tekstin e këtij mesazhi, ku Rama e nis me një thirrje “Ia dolëm”. Por sipas kreut të qeverisë kjo është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim në shpatulla.

Rama fton të gjithë mbështetësit në festë në orën 18:30 në sheshin “Skënderbej”.

MESAZHI I PLOTË
Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre! Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit! Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam✌?? Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark? Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë?Rroftë Shqipëria????”, shkruan Rama në “sms” për kandidatët për deputetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb