TIRANE– Pas deklaratave të ish kreut të LSI, Ilir Meta në konferencën për media, ku ndër të tjera tha se nuk do dekretojë qeverinë e dalë nga zgjedhje të vjedhura, “BalkanWeb” zbulon SMS konfidencial të kryeministrit Edi Rama drejtuar kandidatëve për deputetë të PS, SMS e mbërritur në celularin e gjithesecilit kandidat.

Ndër të tjera Rama kërkon që kandidatët për deputetë të PS mos merren më LSI, por të fokusohen për reformën e administratës dhe vettingun.

SMS e Ramës:
Ju lutem nuk duhet të kemi më lajme për LSI-në!

E sotmja ishte një ditë per t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje!

Në makro, pra në komunikimin publik duhet të fokusohemi tek mesazhi ynë dhe për reformën e administratës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët!

Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb