Përveçse është një nga futbollistët më të paguar në botë, shumat e parave të yllit portugez Cristiano Ronaldo nuk varen vetëm nga pagat dhe sponsorët e tij. Falë famës dhe ndjekësve të shumtë që ka ne rrjetet sociale, futbollisti i Real Madrid fiton shuma parash edhe duke postuar në ‘Instagram.

Sipas një studimi nga kompania britanike “Hopper”, futbollisti i Real Madridit përfiton afro 400 mijë dollarë për një postim që bën në rrjetin social “Instagram”, ku ka mbi 106 milionë ndjekës.

Ai renditet i treti në listë, pasi njeriu i parë që fiton më shumë nga të gjithë është këngëtarja Selena Gomez me 550 mijë dollarë për postim, e ndjekur nga Kim Kardashian me 500 mijë dollarë.
Screenshot004
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: