Banorët në Zelandën e Re po përballen me erëra të dhunshme, rrebeshe e deri reshje dëbore, që kanë shkaktuar edhe probleme në fluturime e ndërprerje të energjisë elektrike.

Shteti-ishull i Paqësorit Jugor u godit nga erëra që mbërrinin shpejtësinë 160 km në orë. Mbi 10 mijë banesa e biznese mbetën pa energji elektrike, një sërë autostradash u mbyllën e tragetet u pezulluan prej dallgëve të larta.

Zelanda e Re është përballur me një përkeqësim të ndjeshëm të motit këto muajt e fundit. Cikloni i prillit shkaktoi edhe një të vdekur, e i detyroi autoritetet të evakuonin me urgjencë zonat bregdetare e të urdhëronin mbylljen e shkollave.

Fronti i ftohtë i përplasur mbi vendin ka hedhur edhe dëborë në jug të ishullit, e kush ka pasur ndërmend të udhëtojë është këshilluar t’i shtyjë planet deri në fundjavë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: