TIRANË- Lëvizja politike e Lulzim Bashës që ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje në rast se nuk krijohen kushtet për një qeveri teknike ka marrë kritika nga disa figura të rëndësishme të PD, siç është deputetja Majlinda Bregu por edhe Eduard Selami.

Ekzistencën e këtyre zërave, analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e lajmeve në News 24 e konsideron si diçka normale në rast se kanë bindjet e tyre, por shton se ka hije dyshimi që këto zëra punojnë për një palë tjetër.

“Zërat kundër janë normale, kur udhëhiqen nga bindjet e tyre dhe jo për hesap të të tretëve se kështu nuk ka kredibilitet. Zërat që kanë dalë brenda PD, mund të konsiderohen normal në një parti, por kam hijen e dyshimit se punojnë për një palë të tretë. Se edhe kur u zgjodh presidenti i kaluar u blenë ca deputetë, njihet kjo histori në vendin tonë”,- thotë analisti.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: