TIRANE- Gazetarja Elda Menga raporton për BalkanWeb se kryetari i “ngrirë” i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kërkon një tjetër mandat katër vjeçar në krye të PD-së votoi një orë pas rivalit të tij, Eduard Selami.

Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike në orën 11:00 dhe ka pritur në radhë para se të votonte.
20347802_322115168214326_432935520_o

20317010_322115184880991_424878239_o

20227614_322115191547657_427103558_o
Selami ka bërë sot një postim në nisje të votimit, ndërsa Basha nuk ka ende një reagim për këtë garë, që siç njofton komisioni i operacioneve elektorale ka nisur në mënyrë të rregullt në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Demokratike.

Pjesë e procesit të votimit, pritet të mos jetë grupi i kritikëve të Bashës. Ata e kanë mbajtur dje qëndrimin e tyre, kur deklaruan se nuk do të jenë pjesë e këtij procesi që e konsiderojnë një farsë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: