Policia franceze ka shpërndarë gaz lotsjellës kundër një grupi protestuesish në Paris të cilët sulmuan policinë me shishe.

Sipas korrespondentes së “Le Figaro”, rreth 300 protestues u mblodhën në lagjen Menilmontat në lindje të Parisit për të protestuar kundër zgjedhjes së Macron President.

Të paktën tre shpërthime të vogla u dëgjuan nga skena e përplasjes mes protestuesve dhe policisë, të cilët u detyruan të përdornin gaz lotsjellës.

Protesta nisi pasi pas sondazheve të fundit, që nxorrën Emmanuel Macron, të zgjedhurin e ri në Francë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: