TIRANË- Partia Demokratike ka gjetur një tjetër mënyrë për të ironizuar maxhorancën në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Katër të rinj të PD-së me maska të ish-deputetëve Arben Ndoka, Armando Prenga e Mark Frroku si dhe të ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshit kanë shpallur kandidaturën për President.

Sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Salianji ka publikuar videon ku të katër ‘kandidatët’ japin arsyet e kandidimit të tyre dhe pse mund të jenë të duhurit për këtë post.

Ndoka per president

Ata thonë se i përmbushin kriteret, për shkak të të kaluarës së tyre të lidhur me krimin dhe mungesës së kandidatëve zyrtarë.

“Jam këtu sepse dua të kandidoj për President pasi i plotësoj të gjitha kushtet. Duke parë se nuk ka kandidatë zyrtarë deri tani kam vendosur të kandidoj dhe unë”, thotë i riu me maskën e Arben Ndokës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: