Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Ilir Metën pas zgjedhjes në postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa i ka uruar presidentit të zgjedhur shqiptar suksese, pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë.

Duke vlerësuar lidershipin dhe kontributin e deritashëm të Metës, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se eksperienca dhe maturia e Presidentit Meta do të kenë impakte pozitive për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb