TIRANË – Pas përfundimit të takimit të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta në Vilën 30, burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, si kandidaturë të parë ka propozuar Ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, ndërsa kandidaturë të dytë, kryetarin e partisë Ilir Meta.

Sipas gazetares së News24, Marsela Karapanço firmat e LSI-së janë ndarë në tërësi, por ka munguar vetëm Gjovalin Kadeli që është për mjekim jashtë vendit, Vangjel Tavo ndodhet në Uashington por që nesër do të jetë në parlament, dhe Luan Dusha.

Në dalje të takimit me Ramën pas 15 minutash, Meta nuk ka pranuar të flasë për mediat për të dhënë informacione më tepër. Dy raundet për zgjedhjet e Presidentit do të digjen të dyja nesër. Kryeministri Edi Rama ishte në shoqërinë e Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës në takimin e zhvilluar me Metën në Vilën 30.

Related image
Petrit Vasili

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: