KOSOVE- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pritet të takohet sot më përfaqësuesit e partive politike, për të vendosur për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas Kushtetutës së Kosovës vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve. Sipas ligjit, zgjedhjet duhen mbajtur brenda 45 ditëve nga rrëzimi i qeverisë. Gjë që do të thotë se qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të drejtohen në kutitë e votimit brenda muajit qershor. Data e zgjedhjet në Kosovë pritet të caktohet afër datës së zgjedhjeve në që janë parashikuar në Shqipëri, 18 qershorit.

Takimi do të mbahet sot në ora 08:45, shkruan Zeri.info. Ndërkohë që një ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rrëzimit të Qeverisë.

Nga gjithsej 115 deputetë sa ishin në sallë, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime. Me mocionin për mosbesim që iu bë qeverisë së Isa Mustafës bie edhe koalicion mes PDK dhe LDK.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: