TIRANE– Në orën 07:00 të ditës së dielë u hap zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2017 në Republikën e Shqipërise. Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit janë hapur në ora 07.00 dhe do të mbyllen në orën 19.00.

VOTIMET NE TRIANE

Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe komisionet e qendrave të votimit janë të gatshme për të nisur procesin e votimit.
votimet ne vend
Për këto zgjedhje janë regjistruar 3.452.260 zgjedhës, bazuar mbi të dhënat e regjistrit kombëtar elektronik, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritue 5362 qendra votimi. Procesi do të administrohet nga 90 komisione zonalë të administrimit zgjedhor (KZAZ).

Të regjistruar si subjekte elektoralë janë 18 parti politike, që konkurojnë me vete.

Mësohet se janë angazhuar 7 mijë forca policore, për të garantuar procesin zgjedhor.

VOTIMET NE TIRANE

ORA 15:45 KQZ JEP SHIFRAT E FUNDIT: TETË ORË VOTIME, PJESËMARRJA NË VEND 27.7%
Tetë ora nga hapja e qendrave të votimit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka raportuar zyrtarisht të dhënat e fundit lidhur me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje në rang vendi dhe sipas qarqeve.

Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime në rang vendi ka shkruar në 27.7%.
Sipas qarqeve
Berat 28.25%
Dibër 34.21%
Durrës 23.18%
Elbasan 27.08%
Fier 23.16%
Gjirokastër 26.99%
Korcë 29.02%
Kukës 32.63%
Lezhë 31.92%
Shkodër 31.07%
Tiranë 30.37%
Vlorë 23.16%
Deri në orën 13:00 pjesëmarrja në votime në rang vendi ka shkruar
në 25%. Në deklaratën e radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka
njoftuar zyrtarisht të dhënat më të fundit.
Pjesemarrja deri ne oren 13:00
Berat 27.2%
Dibër 29.5%
Durrës 23%
Elbasan 23.12%
Fier 21.79%
Gjirokastër 27.23%
Korcë 28.1%
Kukës 17.14%
Lezhë 31.92%
Shkodër 31.07%
Tiranë 29.76%
Vlorë 22.17%

ORA 14:45 KQZ: DERI NË ORA 13.00 KANË VOTUAR 25.69 % E QYTETARËVE
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se deri në ora 13.00 përqindja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është 25.69 %.

Hoxhaj ka bërë të ditur se nga 12 qarqe, vetëm ai i Kukësit nuk ka dërguar të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve deri në ora 13.00, prandaj i ka bërë thirrje komisionerëve të këtij qarku që sa më shpejt ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nga 5362 qendra të votimit kanë raportuar vetëm 26 për qind e të gjithë qendrave të votimit, thënë ndryshe 1414 qendra votimit kanë përcjellë të dhënat. Sipas tyre rezulton se në Qarkun e Beratit pjesëmarrja është 27.42 %, Dibër 29.5 %, Durrës 23.0 %, Elbasan 23.12 % , Fier 21.79 %, Gjirokastër 27.23 %, Korçë 28.49 %, Lezhë 31.92 %, Shkodrës 31.07 %, Tiranë 29.76 %, ndërsa në Qarkun e Vlorës pjesëmarrja ka qenë 22.17 për qind. Domethënë nga 12 qarqe, Qarku i Kukësit nuk ka bërë raportime”, ka thënë Hoxhaj.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë komisionarëve të qendrave të votimit patjetër që të hedhin dhe të komunikojnë me qendrën e të dhënave të komisionit zgjedhor dhe të përcjellin të dhënat në sistem, pasi këtë nuk po e bëjnë në mënyrë të rregullt.

Hoxhaj u ka bërë me dije qytetarëve që të komunikojnë me KQZ-në, për të raportuar për parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor. Ajo po ashtu ka bërë thirrje për raportime të drejta nga procesi zgjedhor, në mënyrë që të mos shkaktohet kaos tek publiku.

ORA 12:25 DHUNOHET VEZHGUESI I PS NE ELBASAN, DERGOHET NE SPITAL
Një incident është regjistruar mesditën e sotme në Elbasan. Në Qendrën e Votimit 2345 raportohet se vëzhguesi i Partisë socialiste, Arben Kërçyku, është rrahur dhe dhunuar nga disa persona.

Ai është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, është mbajtur procesverbal për incidentin.

ORA 12:10 DY PERSONA FOTOGRAFOJNE VOTEN NE ELBASAN, NDERPRITET VOTIMI
Në dy qendra votimi në Elbasan është ndërprerë procesi, pasi dy persona kanë fotografuar votën. Menjëherë ndërhynë personat përgjegjës, dhe po përgatitet provesverbali për rastet.

ORA 12:01 KREU I PD SHKODER DERNONON NJE RAST TE SHIT-BLERJES SE VOTES
Kryetari i PD në Shkodër Ramiz Çobaj denoncon shit-bletjen e votës, sipas tij, tek qendrat e votimit tek shkolla industriale, si dhe në Velipojë. Çobaj tha se “buburrecat që blejnë vota janë të shumtë dhe policia e ka të vështirë që t’i identifikojë të gjithë, por i bëri thirrje që të ndalohet veprimtaria e paligjshme e tyre”.

ORA 11:45 LSI DURRES: GJENDJE ALARMANTE, NE SHIJAK
LSI e Durrësit ka denoncuar situatën në Qendrat e Votimit në këtë qark. Sipas tyre, në Bashkinë Shijak vijon në çdo QV të kësaj bashkie eksponentët kriminalë lëvizin me makina të blinduara dhe ka raste që është hyrë me kallash”.

Në denoncim thuhet, “Mungesë totale e policisë në QV edhe pse ka 3 orë që njoftohen nga LSI në mënyrë permanente.

ORA 11:00 KQZ: PJESEMARRJA E QYTETAREVE NE VOTIME DERI NE OREN 10:00, ESHTE 12:16 %
Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, në një deklaratë për mediat, ka përcjellë shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime, deri në orën 10:00. Sipas KQZ, pjesëmarrja e deritanishme është 12.16 %.
kqz

ORA 10:45 QYTETARJA FUTET ME TELEFON NE DORE NE DHOMEN E VOTIMIT, HETOHET RASTI
Me datë 25.06.2017 ora 07:30 nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit Nr.2704 të KZAZ Nr.52 Librazhd i vendosur tek shtëpia e Kulturës kati i parë është kërkuar ndihma e policisë për ndërhyrje. Pas kësaj punonjësit e policisë kanë shkuar menjeherë në qendrën e votimit Nr.2704 me vendim dhe konform rregullave ligjore.

Shërbimet e Policisë pasi kanë marrë kontakt me Kryetarin dhe Sekretarin e Komisionit të Qëndrës së votimit dhe pasi kanë marrë vendimin për ndërhyrje, punonjësit e policisë janë futur në qëndrën e votimit dhe janë informuar se kishte patur probleme me proçedurën e votimit me shtetasen V.F, 41 vjeç banuese në Librazhd, e cila mbante telefonin në dorë në kohën që po futej tek dhoma e fshehtë.

Në prezencë të punonjësve të policisë dhe të Komisionit u bënë sqarimet e nevojshme me qytetaren e lartpërmendur, e cila më pas votoi sipas rregullave dhe pa probleme. Komisioni nuk pati probleme dhe kërkesa të tjera.

Proçesi i votimit në këtë qëndër nuk u ndërpre. Me vendim të Komisionit të Qëndrës së Votimit Nr.2704, shërbimet e policisë, u larguan nga qëndra e votimit. Votimi vazhdon normalisht dhe pa probleme

ORA 09:30 PROBLEME EDHE NE 4 QENDRA NE ELBASAN ME MILITANTET E PDIU
Zyra e Partisë Demokratike në Elbasan ka denoncuar situatën në 4 Qendra Votimi në këtë qark. Sipas tyre, në 4 qendra votimi në katund të ri hyjnë e dalin militantë të PDIU-së, si manifestim presioni për votën.

ORA 09:10 FUSHË ARRËZ, ENDE NUK KA FILLUAR VOTIMI NË QV TË FSHATIT MZI
Ende nuk ka filluar votimi në Qendrën e Votimit të fshatit Mzi në Fushë-Arrëz. Shkak është bërë vendi i Qendrës së Votimit. KZAZ kishte përcaktuar Qendrën e Votimit pranë një shkolle, por KZAZ s’kishte përcaktuar nëse është në shkollën e re apo të vjetër.

PD kërkon vendosjen e Qendrës së Votimit në shkollën e re. Një grup nga KZAZ e Fushë-Arrzit është nisur drejt fshatit Mzi.

07:58 BLLOKOHET VOTIMI NE DY QENDRA NE KORCE
Bllokohet votimi në QV në Vreshtas. Shkak ngatërrimi i listës së komisionerëve. Pritet që KZAZ të sjellë listën e saktë.

Po kështu votimi është bllokuar edhe në QV nëOrman. Shkak konstatimi i një rasti të votimit familjar.

Bllokohet votimi edhe në QV në Sheqeras. Shkak, futja e personave te paautorizuar në qendrën e votimit.

Sipas PD Pogradec ka probleme me bojën e vulave. Tamponët janë të thatë në shumë qendra votimi. Bëhet fjalë për qedrat 38 dhe 75 në Tushemisht.

Është bllokuar edhe votimi në QV Veliternë. Shkak ,votimi familjar dhe prezenca e personave të paautorizuar në QV.

ORA 07:48 ELBASAN PROCESI VIJON NORMALISHT
Në qarkun e Elbasanit janë thirrur në votime 321.112 shtetas. Në shtatë bashki do jenë funksionale 540 QV, ndërsa numërimi do kryhet në 10 KZAZ. Janë në gatishmëri 589 forca policie. Paraburgimi i Bradasheshit me 180 persona. KZAZ nr. 44 është Peqini; KZAZ nr.45-Belshi; KZAZ nr 46-Cerriku; KZAZ nr. 47-48-49-50-Elbasani; KZAZ nr. 51-Gramshi; KZAZ nr 52-Librazhdi; KZAZ nr. 53-Përrenjasi. Renato Kumuria, inspektori rajonal i KQZ për Qarkun Elbasan deklaron se procesi i votimit ka nisur normalisht.

07:45 NE KUKËS PROCESI VIJON NORMALISHT
Rreth 173 qendra votimi janë hapur për votuesit e qarkut të Kukësit. Sipas KZAZ-ve në qendrat votimi janë hapur me kohë në orën 7:00 të mëngjesit dhe gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Sipas të dhënave të marra nga KZAZ-të në Kukës në votime janë thirrur 43 mijë e 837 qytetarë me të drejtë vote, në Has 15 mijë e 584 votues dhe në Tropojë 21 mijë e 690 votues. 89 qendra votimi janë në Kukës,34 në Has dhe 50 në Tropojë. Në nivel qarku deri tani numërohen në total 58 vëzhgues vendor nga ky numër 30 vëzhgues në Kukës, 13 në Tropojë dhe 15 në Has. Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve OSBE/ODIHR-i përbëhet nga 16 vëzhgues duke përfshirë edhe vëzhgues afatshkurtër. Deri tani nuk janë shënuar probleme.

07:40 PROBLEME EDHE NE DURRËS
Në Durrës procesi i votimit ka nisur me disa probleme. Në QV 96/1, në lagjen 8 nuk ka nisur ende procesi i votimit, për shkak të problemit me emrin e komisionerit të PD. Sipas gazetares Klodjana Haxhiaj, komisioneri i PD-së e ka emrin ndryshe në dokumentet. Nga qendra e votimit, kreu i Komisionit thotë se nuk është pranuar kjo gjë. “Ne nuk e kemi pranuar dhe presim te sqarohet situata, votimi nuk ka filluar ende”, pohohet.

ORA 07:30 PESHKOPI E PUKE, NE DISA QENDRA NUK KA FILLUAR ENDE VOTOMI
Në disa qendra në Peshkopi, votimi nuk ka nisur në orarin zyrtar. Kështu, QV 1139/1 ende nuk ka hapur dyert për votuesit ndonëse ora shënon 7:30.

Në QV 0392 në Pukë nuk ka filluar akoma votimi, dhe shkak është bërë një kuti e çarë

TE DHENA PER PROCESIN
Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë të nëntat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist në vitin 1991.

Ja disa të dhëna për këtë proces,:
– Zgjedhjet do të nxjerrin 140 deputetë, të cilët do të zgjidhen me sistemin proporcional rajonal
– Vendi është ndarë në 12 zona zgjedhore bazuar në 12 qarqet, ndërsa votat do të përllogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit qark
– Ne fletën e votimit renditen 18 subjekte zgjedhore
– Në garë konkurojnë 2666 kandidatë, nga të cilat 1073 gra
– Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 34, kurse ai i Kukësit më të vogël, 3 deputetë
– Zgjedhjet administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe 90 komisione të zonave të administrimit zgjedhor (KZAZ) të ngritura në shkallë vendi, 18 prej tyre në Tiranë
– Në të gjithë Shqipërinë do të funksionojnë gjithsej 5362 qendra votimi
– Për zgjedhjet e reja janë regjistruar rreth 3.452.260 shtetas
– 136.651 zgjedhës votojnë për herë të parë
– 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % janë femra
– Për procesin do të prodhohen gjithsej rreth 3.518.657 fletë votimi
– Kostoja financiare e zgjedhjeve llogaritet në rreth 734 milion lekë.
– Mbi 5300 vëzhgues, vendas dhe të huaj, do të monitorojnë zgjedhjet në ditën e votimeve dhe pas tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: