TIRANE-Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar se kush do t’i përfaqësojë në Parlament për katër vitet e ardhshme. Ndaj, ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, duke nisur nga nesër do të bëjnë një raportim maratonë, të procesit të numërimit të votave, mbështetur në metodën D’hondt, algoritëm i përdorur për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2009.

Kështu, për të kuptuar ndarjen e mandatave (140) sipas metodës D’hondt për çdo qark, nevojitet të pjesëtohet numrin e votave që merr çdo parti me numrin e mandateve në mënyrë të njëpasnjëshme. Sipas kësaj metode, partitë që marrin më pak se 3 përqind të votave nuk marrin mandat.

Andaj, duke u mbështetur tek grafikat, do të bëhet përpunimi i të dhënave për 12 qarqet e vendit. Për më tepër shihni videon informuese që publikon “BalkanWeb”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: