TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhje pa opozitën në një vend anëtar të NATO-s janë të papranueshme.

Këtë deklaratë, Basha e bëri sonte në emisionin “Opinion” në TV Klan, ndërsa shtoi se këtë e bëri të qartë ndërmjetësuesi europian në shënimin e tij në facebook: “Shqipëria është në një krizë të rëndë politike dhe zgjedhore. Zgjedhjet janë në rrezik”.

Sipas Bashës, në deklaratën e ambasadorit Donald Lu vihet re qartë shqetësimi, por shprehja se mund të jenë të ligjshme dhe legjitime nuk do të thotë asgjë për vlerën e këtyre zgjedhjeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: