BRITANI- Konservatorët e Theresa May kanë dalë partia e parë, por nuk ia dolën dot të marrin shumicën parlamentare, në zgjedhjet elektorale të zhvilluara në Britani.

Ata humbën mbi dhjetë vende në Parlament, krahasuar me parlamentin paraardhës, ku mes humbësve, ishin edhe pesë ministra të qeverisë May, të cilët nuk arritën të mbanin vendin e tyre në Parlament.

Ky rezultat përcaktohet si një poshtërim për kryeministren aktuale, Theresa May, e cila thirri këto zgjedhje për të forcuar pozitat e saj në bisedimet me BE-në, në lidhje me BREXIT.

Më herët, rivali i saj, Laburisti Jeremy Corbyn i bëri thirrje kryeministres May, që të dorëhiqet, për shkak të rezultatit në zgjedhje, i cili nuk i dha aspak të drejtë asaj.

Parlamenti anglez ka 650 deputetë dhe për të formuar shumicën parlamentare, partive u duhet një minimum prej 326 deputetësh. Partia Konservatore e May arriti të marrë 318 vende në parlament kurse Laburistët e Corbyn kanë fituar 262 vende në parlament, kurse vendet e tjera janë marrë nga partitë e tjera. Asnjë nuk ka numrin e duhur për të formuar qeverinë dhe koalicioni do jetë ai që mund të vendosë qeverinë e re britanike.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb