TIRANË- Akademiku Artan Fuga iu ka bërë thirrje sot shqiptarëve të ndahen me të vjetrën.

Në një krahasim të situatës së presidencialeve franceze me situatën në Shqipëri, Fuga thotë se zgjedhja e Emmanuel Macron si President i Francës tregon se është koha e ndarjes me të vjetrën.

“Zgjedhje e z. Emanuel Macron si President i Francës, dëshmoi se përfaqësuesit e partive tradicionale që prej dekadash ndanin pushtetin, socialistët dhe republikanët e djathtë, nuk kishin më besimin e elektoratit të gjerë.
Është koha e ndarjes me të vjetrën. A e kuptoni o shqiptarë se duhet të ndahemi me republikën e vjetër, me shkollën e vjetër, me mediat e vjetra, me sistemin e vjetër zgjedhor, me bashkitë e vjetra, me universitetet e vjetra private, me urbanizimin e vjetër?
Na ka zënë e vjetra poshtë si gërmadhë. Zgjohuni!”, bën thirrje profesor Fuga.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: