KOSOVË- Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, i është drejtuar votuesve të tij me një mesazh duke thënë se LDK nuk do të bashkohet më me PDK-në për të qeverisur vendin.


Sipas votave të numëruara deri tani, PAN prin me rreth 35 për qind, ndërsa VV është e dyta me 25 për qind, pak para LAA-së që është e treta.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim koalicioni LAA duhet të vendosë për zgjedhje të reja apo për koalicion me VV-në që të marrin pushtetin dhe të rrëzojnë koalicionin fitues PAN në opozitë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

– Të dashur qytetarë, votues te Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit LAA

– Veçanerisht Ju, të dashur veprimtarë të shumtë të LDK-së, udhëheqës Shtabesh, komisioner qe po ruajn voten tone – anë e kënd Kosovës – pra Ju veprimtar që s’latë guri pa lëvizur: Ju, meritoni një falenderim shumë shumë të madh, të sinqertë dhe meritoni që t’Ju perkulet çdo njeri që e donë me zemër këtë parti… Meritoni që t’Ju perkulet e falenderojë e gjithë Kryrsia e Partise, Shtabi, dhe Lidershipi – per punen, besnikerine e perkushtimin Tuaj… !

Ju, ishit dhe mbeteni garanca e vetme e djeshme, e sotme dhe e neserme e partise sone, e cila perkunder situatës, është dhe mbetet garancë dhe shtyllë Kryesore e Demokracisë, Pavarësisë dhe Lirisë e ndërtimit të vendit – sikur edhe të Qeverisë së ardhme – por me kushtin e Qeverisë – pa PDK, AAK e Nisma…!

Ditët e ardhshme, duhet të lëvizim, por bashkarisht me Ju, drejt vendimit per-

nën 1. Zgjedhje te reja, apo

Nën 2. Koalicion te Kondicionuar me VV…

Sidoqe te jete: Ajo çfare dua te them, vetem si Individ, si kandidat i Juaji per Deputet – se une s’mund të bëjë asnjë minute më shumë, pa Ju falenderuar nga Zemra – per rreth 200’000 vota qe mblodhet…

Me nderime e perhere falenderues

Bardhyl Meta

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb