ESTONI- Partia Reformiste e kryeministrit Taavi Roivas pretendon fitoren e zgjedhjeve parlamentare të kësaj të diele.

Partia e Roivas ka fituar 30 vende, ndërsa është në koalicion për të formuar numrin e duhur në parlamentin me 101 anëtarë.

Rezultatet janë një goditje për Partinë e Qendrës, e cila ka ka lidhje me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa sipas anketave pritej të kishte rezultat më të mirë.

“Partia Reformiste është fituese e zgjedhjeve parlamentare 2015”- deklaroi kryeministri Roivas në stacionin televiziv publik ETV.

Rezultatet paraprake tregojnë se partia e Roivas kryeson me 27,7% të votave, kundrejt Partisë së Qendrës me 24,8%.

Social Demokratët, në koalicion me Partinë Reformiste kanë marrë 16% të votave.

Sipas të dhënave paraprake pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 63,7%, pak më e lartë nga zgjedhjet e vitit 2011 që ishin 63,5 %.

Estonia ka qenë dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa tani është anëtare e NATO-s.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: