TIRANE- Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit që do mbahen të dielën janë të nëntat në radhë që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist në dhjetor 1990.

Që nga ajo periudhë e majta dhe e djathta kanë bilanc të barabartë fitoresh, nga katër secila palë.
Gjatë 26 viteve sistem demokratik, dy herë janë mbajtur zgjedhje të parakohshme, në vitin 1992, ku fitorja i takoi PD-së dhe në vitin 1997, ku fituese u shpall PS.

Më poshtë, vijon kronologjia e proceseve zgjedhore në Shqipëri, pas vitit 1990:

1. 31 mars 1991 mbahen zgjedhjet e para shumëpartiake, ku fituese shpallet Partia e Punës, (ish-Partia Komuniste)
2. 22 mars 1992 zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku shpallet fitues koalicioni opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike
3. 26 maj 1996 shpallet fituese Partia Demokratike
4. 29 qershor 1997 zhvillohen zgjedhje të parakohshme, ku shpallet fituese Partia Socialiste
5. 24 qershor 2001 zgjedhjet fitohen nga Partia Socialiste
6. 3 korrik 2005 shpallet fituese Partia Demokratike
7. 28 qershor 2009 shpallet fituese Partia Demokratike
8. 23 qershor 2013 shpallet fitues koalicioni i majte opozitar, i udhehequr nga Partia Socialiste

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb