FRANCE– Kandidatja për presidente e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i partisë Fronti Nacional, njofton BBC.

Vendimi vjen një ditë pasi Marine Le Pen arriti të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku do të përballet me kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron.

Edhe pse ky i fundit shihet si favorit për të fituar në balotazhin e 7 majit, Marine Le Pen shpreson se do të triumfojë.

“Vendosa që të largohem përkohësisht nga drejtimi i Frontit Nacional”- tha Le Pen pa dhënë më tepër detaje.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajt të dielën, Macron ka fituar 23.75 përqind të votave, ndërsa Le Pen 21.53 përqind.
_95768402_marinelepen
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: