TIRANE- Nëse dilema që lidhej me emrin e kandidatit për president të ri të Republikës së Shqipërisë u zgjidh, ajo që ngelej ende pikëpyetje ishte fati i koalicionit PS-LSI.

Ka qenë vet kreu i qeverisë, Edi Rama ai që i ka dhënë fund zërave, ndërsa theksoi se koalicioni do të vijojë, por në zgjedhjet parlamentare dy forcat politike do të vijojnë garën të ndara.

“Ne jemi partneritet strategjik dhe ky koalicion do vazhdojë. Do hyjmë në garë veç. Ne ishim në garë, dhe do kemi dhe gjatë fushatës. LSI ka ambicie të ndryshme, nganjëherë dhe të kundërta. Bukur fort. Unë e kam thënë se nuk është punë numrash. Është çështje e reformimit rrënjësor.”, tha Rama në “Top Story”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb