SHKODËR- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar nga Shkodra se reforma në drejtësi është test për forcat politike duke i kujtuar PD-së, marrëveshjen e 21 korrikut. Ai folur për një përpjekje për destabilizimin e vendit, ndërsa shtoi se maxhoranca e ka axhendën e qartë.

“Ka një përpjekje për destabilitet të vendit por ne jemi të vendosur për të shkuar përpara. Ne nuk ushtrojmë trysni ndaj askujt. E kemi axhendën zhvillimore të qartë. Duhet të përfundojmë reformën në drejtësi. Kjo reformë është një test për forcat politike. PD të zbatojë marrëveshjen e 21 korrikut”, deklaroi Bushati nga Shkodra.

Ai shtoi se PS nuk është peng i askujt, ndërsa LSI ka një pikëpamje jo të njëjtë.
“Qytetarët shprehin vullnetin e tyre çdo 4 vjet. Nuk jemi peng i askujt, PS është partia më e madhe. Për zgjidhjen e krizës, LSI ka një pikëpamje jo të njëjtë me ne. Pikëpamja jonë është e bazuar në Kushtetutë”, tha Bushati.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb