Lojtarët e Interit sot janë lënë pushim nga trajneri i Interit Lucciano Spaletti dhe dy prej tyre, Eder dhe Joao Mario kanë zgjedhur të pushojnë me familjet respektive në Portofino. Futbollistët të cilët e kishin menduar si një ditë zakonshme pushime, nuk iu ka shkuar dhe aq mirë dita e sotme.

Gjatë një xhiroje së bashku me motor uji, mesfushori portugez dhe sulmuesi i kombëtares italine u rrëzuan në ujë.

Siç tregojnë fotot e tabloidit “The Sun”, lojtarët e Interit pritën një gomone të Rojes Bregdetare për tu kthyer në bordin e jahtit të tyre.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: