Më në fund edhe Interi është “zgjuar” dhe po fillon të lëvizë në merkato. Patrik Schick është lojtari më i ri i Interit. Talenti çek i cili më parë u transferua tek Juventusi, por për problemet me gjendjet e tij fizike jo të mirë, bënë që bardhezinjtë ta largojnë nga ekipi. Sapo ndodhi kjo, drejtues zikaltër u hodhën në sulm për ta zyrtarizuar sa më shpejt dhe ia kanë dalë në kohë rekord që të bindin si drejtuesit e Sampdorias ashtu edhe agjentin e çekut.

Shifra e transferimit do të jetë, 30 milionë euro, e njëjta sikur ishte me Juventusit, ndërsa Schick ka firmosur një kontratë 5 vjeçare plus bonuset në rast të ndonjë fitimi titulli ose kupe. Por kushti i marrëveshjes është që lojtari duhet të kryeje disa teste mjekësore gjatë këtij muaji për të shikuar nëse është në gjendje të mirë fizike. Megjithatë çdo gjë mund të ndodhë sepse edhe Interi mund të veprojë siç juventinët nëse Schick nuk i bind drejtuesit ziklatër.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb