BURREL – Një 7-vjeçar ka humbur kontaktet me familjes e tij në qytetin e Burrelit që prej mesditës së sotme.

7-vjeçari, i quajtur Makeljan Buci, nga fshati Shëlli, që prej orës 13:00 nuk ka shkuar më në shtëpi.

Sipas raportimeve të policisë, 7-vjeçari do nisej për në qytetin e Burrelit rreth asaj ore me furgon.

Ndërkohë, shoferi i furgonit, ka konstatuar se Madeljani nuk është paraqitur. Pas denoncimit të familjes, nisën menjëherë kërkimet për të miturin.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb