Nga: Klodiana Lala

TIRANE– Zbardhet dëshmia e Altin Muratit, i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Artan Lleshit në nëntor të 2017. I vënë në pranga gjatë një aksioni policor tejet sekret, pak ditë më parë me “akuzën e vrasjes me paramendim, Murati ka rrëfyer njohjen me 40-vjecarin e zhdukur, takimet me të, momentin kur e ka parë për herë të fundit, bisedat që ka zhvilluar me të, por ka mohuar të ketë gisht në krimin e rëndë.

”Artan Lleshin e njoh, se kam punuar me të në Amaliadha të Greqisë. Kohët e fundit kam jetuar në Gjermani. Në shtator u ktheva dhe me Artanin jam takuar disa herë, në Laprakë dhe Paskuqan, ndërsa në një rast kemi udhëtuar bashkë drejt Burrelit dhe jemi kthyer brenda ditës. Për herë të fundit e kam takuar pranë stacionit të autobusit në Babrru, në datën 5 nëntor 2017 rreth orës 11:00. Unë kam qenë me makinën tip Volksvagen Polo, që e kisha marrë në qira. Artani më kërkoi makinën, por nuk ia dhashë. Prej asaj dite nuk jam takuar më me të. S’kam kurrfarë dijenie për vendndodhjen e tij dhe as se çfarë mund ti ketë ndodhur atij”-tha ai.
artan-lleshi
Por dëshmia e të dyshuarit dhënë përpara oficerëve të policisë, është kundërshtuar nga miku më i ngushtë i të zhdukurit, shtetasi D.R, i cili tregon rrethana të reja për takimet dhe bisedat mes tyre, fakte që janë duke u verifikuar nga hetuesit.

Ky dëshmitar ka shpjeguar se, përpara se Artani të zhdukej, ka qenë në shoqërinë e tij, të Altin Muratit dhe një personi të tretë.
“Artani iku në makinë me Altinin. E prita, por ai s’u kthye. E telefonova, por numri me dilte i fikur. Prej atij momenti është zhdukur dhe sdimë asgjë për fatin e tij”- tha Altin Murati.
Hetuesit e kanë pyetur të dyshuarin Murati nëse ishte në dijeni të ndonjë problemi që kishte Artan Lleshi.

“E dija që ishte në hasmëri, por jo me cilën familje. Artani më ka thënë se i kanë bërë atentat në fshat, në Burrel dhe Tiranë”- u shpreh ai.

40-vjecari Artan Lleshi është zhdukur pa gjurmë prej tre muajsh. Prokuroria ka dyshime se ai është ekzekutuar për motive hasmërie, që kanë lindur prej vitesh mes familjes Lleshi dhe Hoxha.
Saga e hakmarrjes mes këtyre dy familjeve, nisi pas vrasjes dhe djegies së Afrim Hoxhës në Angli, krim për të cilin është dënuar Arben Lleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: