Trupi i piktorit të njohur surrealist, Salvador Dali’ u zhvarros sot për një test atësie, pas një urdhëri të lëshuar nga një gjykatës spanjoll në muajin qershor.

I nderuar për veprat e tij të çuditshme, të tilla si orët që shkrihen në pikturën e vitit 1931 “Këmbëngulja e kujtesës”, dhe i dallueshëm për formën e mustaqeve të tij, Dali’ vdiq nga infrakti i zemrës në moshën 84-vjeçare në vitin 1989.

Mendohet se Dali nuk ka patur famijë.

Por, një grua spanjolle, 61 vjeçe nga qyteti i Gironaa, e bindi gjykatën se Dali’ duhet të zhvarrosej për t’iu nënshtruar testit të atësisë dhe për të zbuluar nëse ajo apo ose jo vajza e artist.
maxresdefault-32-350x197

Ajo ka kërkuar që të njihet ligjërisht si vajza e Dalisë, e cila do të ketë mundësinë e të drejtës së pronës dhe artit të tij.

Ajo ka pohuar se nëna e saj ka qënë e punësuar në shtëpinë e Dali në mesin e viteve ’50 dhe të dy kishin patur një marrëdhënie sekrete dashurie.

Dali është varrosur midis shumë veprave të tij nën kupolën e qelqtë të ”Teatrit dhe Muzeut Dali’” në Figueres, një qytet në provincën e Girona, Katalonjës, Spanjë.

Fondacioni ”Gala-Salvador Dali”’ pritet të mbajë nesër një konferencë shtypi lidhur me zhvarrosjen e trupit të piktorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: