Në Bashkinë e Belshit nën kujdesin e Kryebashkiakut Arif Tafani dhe kryetarit të Qarkut Elbasan Bukurosh Stafa në bashkëpunim me TIFF për të dytin vit rradhazi po zhvillohet Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë”.

Në natën e parë në skenën e këtij Festivali u ngjitën grupet Folklorike të Lushnjës ,Librazhdit, Gramshit e Elbasanit,ndërsa mbrëmjen e kësaj mesjave do ngjiten në skenë grupet Folklorike të Shtërmenit,Strugës ,Belshit e Kosovës.Nata e fundit e këtij eventi ju është rezervuar grupeve Folklorike të Tiranës ,Fierit ,Shkupit e Prizrenit.Gjatë këtij Festivali që në çdo mbrëmje gjate kësaj jave po mbledh në sheshin e rivitalizuar të qytetit të Belshit disa mijëra banorë të zonës së Dumresë po prezantohet me performancë të shkëlqyer kënga dhe vallja e zonave që përfaqësojnë grupet Folklorike pjesmarrëse .

Kryebashkiaku i Belshit Arif Tafani duke përshëndetur grupet pjesmarrëse , bashkëqytetarët e tij si dhe qindra të tjerë të pranishëm të cilët kanë udhëtuar drejt Belshit për të ndjekur konkurimin e grupeve Folklorike , u shpreh se zhvillimi i Festivalit Folklorit “Liqenet e Dumrese” tashmë është një risi që do të kthehet në një traditë e cila do vazhdojë të pasurohet me elementë të tjerë të rinj që do ta bëjnë atë edhe më të bukur nga viti në vit .Sipas kryebashkiakut Tafani zhvillimi i këtij Festivali i shtohet listës së gjatë të aktiviteteve kulkturore dhe artistike që bashkia e Belshit organizon për të promovuar sa më shumë që ëshët e mundur zonën e Dumresë një nga më të bukurat në zemër të Shqipërisë .0fb18153-6cb2-43c4-87a6-cba43c59f95b

Ndërkaq koreografi i këtij Festivali Krenar Korça ka vlërësuar pjesmarrjen masive të grupeve folklorike nga disa qytetet të rëndësishme të Shqipërisë si dhe të grupeve nga Kosova e Maqedonia . Ky festival sipas tij është konceptuar në formën e një gare folklorike dhe në mbyllje të tij mbrëmjen e të enjtes do shpërndahen çmime për grupet më të mira.Sipas koreografit Krenar Korça, pjesëmarrja në Festival e grupeve folklorike nga Kosova si dhe e grupeve të shqiptarëve të Maqedonisë shërben për të zgjeruar jo vetëm hapësirat gjeografike të folklorit shqiptar, por sjell edhe vlera të papërsëritshme në interpretimin dhe ekzekutimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore tradicionale shqiptare duke e kthyer këtë veprimtari të rëndësishme në një festë të folklorit shqiptar.

Qëllimi kryesor i këtij festivali është pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij. Ky festival ka gjithashtu si qëllim të mbrojë, të promovojë dhe të popullarizojë në publikun e gjerë vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh në hapësirën mbarë shqiptare .Dhe mbi të gjitha për organizatorët ky Festival ka edhe një qëllim madhor .Të promovojnë sa më shumë jo vetëm krijimet e reja folklorike të grupeve por edhe bukuritë e jashtëzakonshme natyrore si dhe resuset për turizëm të zonës së Dumresë .

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb