Këngëtarja e njohur Besjana Kasami apo sic e njohin tashmë fansat me emrin artistik Big Mama sapo ka përfunduar një set të ri fotografik e ri në të cilin shfaqet si një bionde seksi duke u inspiruar kështu nga ikona e modës botërore, Marilyn Monroe.
Në fakt, këngëtarja shqiptare me këtë fotosesion ka treguar edhe anën e saj sensuale si një sexy girl duke pozuar kështu para fotografit Veton Osmani vetëm me një pelice nga Jasmina Drakull, derisa për make up-in e saj është përkujdesur Armend Ramadani, transmeton TetovaSot.
Këngëtarja ka realizuar këtë projekt vetëm pak ditë para se të fillojë shou emisionin e ri ‘’Një kafe me Mamën’’ që do të transmetohet në Tv21, televizionin nacional që po starton punën në Maqedoni.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: