Të shtunën Interit nuk i mjaftoi “tripleta” e Mauro Icardi-t dhe goli i Ivan Perisiç për të mundur Fiorentinën në “Artemio Franki”. Vjollcët u treguan më kërkues duke shënuar pesë herë në portën e zikaltërve që u solli humbjen e 3-të në 5-së ndeshjet e fundit.

Si duket kjo ka qenë e papranueshme për drejtuesit të cilët janë përballur më një situatë të pazakontë në fundin e ndeshjes. E pazakontë për arsyen se Stafano Pioli ka paraqitur dorëheqjen pas paraqitjes së dobët duke edhe u shprehur “se ky nuk është Interi i tij”.

Kërkesa e trajnerit italian është hedhur poshtë dhe njëkohësisht është konfirmuar si numri 1 i pankinës zikaltër deri në fundin e sezonit. Duke parë atmosferën e krijuar, zyrtarët e klubit i kanë konfirmuar lojtarëve se ato janë përgjegjësit kryesor dhe për këtë arsye në fund të sezonit jo të gjithë do jenë pjesë e klubit zikaltër pasi do ketë spastrime.

Por siç duket nga postimi i klubit në faqen zyrtare në internet, “Inter.it”, nuk do pritet fundi i kampionatit për t’ju dhënë një mësim të mirë futbollistëve.
Duke filluar nga nesër, datë 24-ën, e deri të dielën me 30 prillë, lojtarët do qëndrojnë të “ngujuar” në qendrën stërvitore “Suning te Appiano Gentile” në mënyrë që të përgatitet sa më mirë ndeshja me Napolin.

Deklarata e plotë
inter
MILANO – Pas asaj që ka ndodhur të shtunën në fushën e ACF Fiorentina, Klubi ka thirrur të gjithë skuadrën e parë në një grumbullim të zgjatur në Qendrën Sportive Suning te Appiano Gentile nga nesër e martë 25 prill deri në ndeshjen kundër SSC Napoli në program të dielën më 30 prill.

Mënyra se si ka ardhur humbja në shtepinë e Fiorentinës ka qenë e papranueshme për tifozët tanë, si në Itali ashtu edhe jashtë saj, synojmë që kjo të mos ndodh më. Te gjithë ne Klub, nga lojtarët deri te stafi, tani janë të vendosur që të punojnë sa me shumë që është e mundur për të marrë rezultatin më të mirë dhe të perfundojmë sezonin në rritje.

Në vazhdimësi, Klubi konfirmon besimin e plotë të tij dhe të pronarëve për Stefano Piolin dhe stafin teknik. Pioli i është bashkuar Interit në një moment të komplikuar dhe puna e bërë nga ai së bashku me stafin në gjashtë muajt e fundit që nga ardhja në nëntorin e kaluar, ka qenë e shkëlqyer dhe meriton respektin tonë maksimal. Klubi nuk do të tundohet nga zërat që qarkullojnë në ambientin jashtë Klubit. Objektivi jonë mbetet ai që të përfundojmë kampionatin e Serie A në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të kualifikohemi në një kompeticion evropian, duke dhënë maksimumin në cdo ndeshje.

Lojtarët duhet të prezantojnë ngjyrat zikaltër me krenari dhe nder, ashtu sic thotë historia dhe tradita e këtij Klubi te madh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: