LEZHE- Një zjarr i përmasave të madh ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në malin e Manatisë në Lezhë mbrëmjen e sotme.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se për shkak të zjarrit rrezikohet 10 banesa të një fshati aty pranë, pasi flakët rrezikojnë të përhapen për shkak të erës.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit nëse është i qëllimshëm apo aksidental. Shërbimi zjarrfikës e ka të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit malor.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: