DIBER– Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha pyjore në të 4 anët e Shqipërisë si pasoje edhe e temperaturave të larta.

Së fundmi një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Dibër, pranë Parkut Kombëtar të Lurës.

Zjarri masiv po i afrohet kurorës së Lurës, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri për shkak te terrenit të vështirë. Ndërkohë vatra tjetër e zjarrit në Luçan, prej tre ditësh ka djegur 15 hektar pisha.

Në Bllacë janë djegur sipërfaqe me dru ahu. Forca policie vijojnë hetimet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: