VLORE- Flakët e zjarrit kanë përfshirë ambientet e paraburgimit në Policinë e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:30.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, si pasojë e së cilës kanë mbetur të lënduar 4 persona, për shkak të asfiksisë.

Fillimisht zjarri i është vendosur dyshekëve në dhomat paraburgimit. Është dashur ndërhyrhja e forcave të shumta zjarrfikëse për të neutralizuar flakët. Ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë kujdesin mjekësor.

Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkaqet e zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: