THETH– Një zjarr ka përfshirë një masiv pyjor në zonën e Thethit pasditen e sotme.
Mësohet se vetëtima ka rënë në një pishë e cila ka marrë flakë, ndërsa më pas zjarri është përhapur me shpejtësi.
Drejt vendngjarjes është nisur një helikopter për shuarjen e flakëve, pasi terreni për të ndërhyrë nga toka është mjaft i vështirë.
Drejt vendngjarjes është nisur edhe një ekip i zonave të mbrojtura.
(d.d/BalkanWeb)