TIRANË- Shërbimet e policisë të Komisariatit Vorë, në sajë të një pune të mirëfilltë hetimore kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore autorësinë e zjarrit në fshatin Kuç dhe kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit me iniciale R.L., 16 vjeç, banues në fshatin Gjokaj, i proceduar më parë për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi më datë 09.08.2017, rreth orës 19:00, në kodrat e fshatit Kuç, ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj).

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit i cili vazhdon prej 2 ditësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartëpërmemdur për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: