FIER– Të paktën 50 punonjës të Forcave të Armatosura po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit në Levan të Fierit, pasi terreni i vështirë nuk favorizon ndërhyrjen e zjarrfikëses.

Zjarri i rënë rreth mesditës së sotme ka djegur një sipërfqe me ullinj, ndërsa flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan, duke bllokuar për disa orë qarkullimin e mjeteve që lëvizin në të dyja kahet.

Për shkak të flakëve dhe tymit, automjetet e kanë pasur të pamundur të qarkullojnë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: