LONDER-Rritet numri i viktimave nga zjarri që përfshihu ndërtesën gjigande 27 katëshe në perëndim të Londrës, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 79. Ndërkohë, autoritetet konfirmojnë se numri i personave të zhdukur është 30, ndërsa vijon puna për kërkimin e për gjetjen e tyre.

Sakaq, BBC shkruan se Policia paralajmëroi se disa prej viktimave të mbetura në katet e pallatit të djegur në Londër mund të mos identifikohen kurrë. Shërbimet emergjente po vijojnë kërkimet për trupat e djegur në kullën Grenfell në zonën Knesington.

Forcat e zjarrfikëses thonë se nuk presin më të gjejnë të mbijetuar, ndërkohë që kryeministrja Theresa May urdhëroi një hetim të plotë publik. May, e cila u përball me kritika pasi nuk takoi të mbijetuarit e tragjedisë ditën kur ndodhi ngjarja, tha se viktimat meritojnë një përgjigje për këtë që ka ndodhur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb