TEPELENË- Rritja e temperaturave ka sjellë riaktivizim të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit. Kështu vijon të digjet hapësira e gjelbër në Ujin e Ftohtë, Tepelenë. Gazetarja Brikena Metaj duke iu referuar shërbimit zjarrfikës, tha për “BalkanWeb” se zjarri është përqendruar në pjesën e poshtme të pyllit, duke mos prekur ende kurorën e gjelbër.

Sipas përgjegjësit të zjarrfikësve Tepelenë Velo Abazi terreni i vështirë dhe i thepisur nuk lejon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Megjithatë thotë ai situata është në monitorim. Sipas Abazit edhe ndërhyrja me helikopter do të ishte e paefektshme për shkak të lartësisë së pemëve që nuk do të lejonte përshkimin e ujit në vatrën e zjarrit. Zjarri është riaktivizuar si pasojë e temperaturave të larta.

Kjo është tokë kullotë që digjet çdo vit. Nga ana tjetër pohohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie e qëllimshme. Policia ka ndaluar dy barinj, anëtarë të së njëjtës familje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: